Ndalimi i mishit te derrit

Ndalimi i mishit te derrit
Falënderojmë All-llahun, Zotin e botëve, paqja dhe bekimi qofshin mbi vulën e pejgamberëve, Pejgamberin tonë, Muhammedin a.s. familjen dhe shokët e tij.
Ata të cilet ndalen pak dhe mendojn vetem në krijimin e tyre dhe ia parashtroj vetes këtë pyetje: Kush na ka krijuar? Padyshim se do te gjejnë pergjigjejen e duhur pa e pyetur askënd. Si p.sh. Nëse një njeri e ka ndertuar nje makin ai e di se si i puon motorri i saj me çfare derivate benzin apo nafte, dhe nese nuk rrespektuhet udhezimi i mjeshtrit ajo makin nuk mund te punoj me ujë, mirëpo ajo kerkon naftë apo benzin. E njeta gjë ështe edhe me njeriun All-llahu xh.sh. Është Ai i Cili na ka krijuar dhe Ai e din më së miri se me çfarë mundë te ushqehemi e me çfarë jo.
Nëse ndalemi dhe shikojm historikun e ndalimit të ngrënies së mishit të derrit, një gjë e tillë është e ndaluar edhe në të gjitha fetë hyjnore, si në Hebraizëm po ashtu edhe në Krishterizëm. Në Tevrat (Dhiata e Vjetër, Libri i shenjtë i hebrenjve) derri është konsideruar si kafshë e papastër dhe është ndaluar ngrënia e mishit dhe prekja me dorë e cofëtinës së tij: "Edhe derri është i ndaluar për ju. Ai është vërtetë me thundra të ndara, por nuk është ripërtypës. Mos hani asnjërën prej këtyre kafshëve dhe mos i prekni kur ngordhin. Ju duhet t’i mbani ato për të papastra" (Libri i Besëlidhjes së ripërtërirë, 14:8); "Gjithnjë kam qenë gati për ta pritur mirë popullin tim, i cili me kokëfortësi bën keq dhe shkon udhës së vet...Ata hanë mish derri dhe pinë lëng mishi prej flijimesh pagane. Pastaj u thonë të tjerëve: ‘Largohuni prej nesh; ne jemi shumë të shenjtë, prandaj nuk duhet të na prekni!’ Njerëz të tillë i urrej - zemërimi im kundër tyre është si një zjarr që nuk shuhet kurrë" (Libri i Profetit Jeshaja, 65:2-5);" Zoti thotë: ‘Do të asgjësohen të gjithë ata që rrethojnë turma-turma priftërinjtë idhujtarë dhe marrin pjesë në flijimet që bëhen në korijet e shenjta, të gjithë ata që hanë derra, minj dhe ushqime të tjera të papastra. E di mirë se çfarë bëjnë atje’" (Libri i Profetit Jeshaja, 66:17-18).
Kurse, në Inxhil (Dhiata e Re, Libri i shenjtë i të krishterëve) nuk hasim dot ndonjë shprehje të qartë që e ndalon ngrënien e mishit të derrit edhe pse vetë derri vende-vende është përmendur me nënçmim: "Mos u jepni qenve për ushqim gjëra të shenjta! Mos ua hidhni derrave margaritarët tuaj. Ata vetëm sa do t’i shkelin, e pastaj do të hidhen kundër jush për t’ju sulmuar" (Ungjilli sipas Mateut, 7:6); "Aty pranë në shpatin e malit po kulloste një tufë e madhe derrash. Shpirtrat e këqij iu lutën: ‘Na dërgo ndër derra që të hyjmë në ta! ’ Jezusi i lejoi. Ata dolën nga njeriu, hynë në derrat dhe e gjithë tufa u lëshua drejt greminës, u hodh në liqen dhe u mbyt. Ishin afro dy mijë krerë. Barinjtë e derrave ua mbathën këmbëve dhe treguan në qytete e fshatra se ç’kishte ndodhur" (Ungjilli sipas Markut, 5:11-14). Mirëpo, kjo gjendje shpjegohet me qëndrimin e Palit i cili, duke dashur që ta mbjellë Krishterizmin ndër shoqëritë që thellë-thellë e kishin bërë shprehi konsumimin e mishit të derrit, shprehjet që e ndalonin mishin e derrit i ka nxjerrë prej Inxhilit (Ungjillit) dhe e ka nisur një praktikë të re të cilën e ka shprehur duke marrë për bazë këto parime: "Pastaj Jezusi e ftoi popullin t’i afrohej e i tha: ‘Dëgjoni mirë e kuptoni! Njeriun nuk e ndot ajo që i hy në gojë, por ajo që i del nga goja’" (Ungjilli sipas Mateut, 15:10-11); "Gjithçka që shitet në treg, hahet lirisht. Nuk ka nevojë të të vritet ndërgjegjja për këtë, as të shqyrtosh prejardhjen e mishit" (Letra e Parë Drejtuar Bashkësisë së Korintit, 10:25).
-Ndërsa sa i perket fes Islame qysh para 14 shekujve All-llahu xh.sh. nëpërmjet të derguarve te Tij na ndaloi disa gjëra e në mesin e tyre edhe ngrënien e mishit të derrit. Ndërsa shumë njerz fjalet e Krijuesit të tyre nuk i marrin seriozishte dhe kërkojn që të ndodhin merkulli për tu bindur,
lidhur me këtë çështje kanë zbritur ajete të shumta të Kur’anit, ku Allahu, xhele shanuhu, thotë:
``Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që thërret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja(nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut…” (El- Maide: 3);
“(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që thërret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.” (El- Bekare: 173);
Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.” (El-Ena’m: 145); Dhe erdhi ajeti tjetër Kur’anor i cili sqaron se, po qe se Allahu, xhele shanuhu, hidhërohet ndaj një populli, i shndërron ata në majmuna dhe derra, siç është fjala e të Lartmadhëruarit: “Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.” (El-Maide: 60)
Zbritja e këtyre ajeteve ishte e mjaftueshme për muslimanët që t’i largohen mishit të derrit.
Ata të cilet ndalen pak dhe mendojn vetem në krijimin e tyre dhe ia parashtroj vetes këtë pyetje: Kush na ka krijuar? Padyshim se do te gjejnë pergjigjejen e duhur pa e pyetur askënd. Si p.sh. Nëse një njeri e ka ndertuar nje makin ai e di se si i puon motorri i saj me çfare derivate benzin apo nafte, dhe nese nuk rrespektuhet udhezimi i mjeshtrit ajo makin nuk mund te punoj me ujë, mirëpo ajo kerkon naftë apo benzin. E njeta gjë ështe edhe me njeriun All-llahu xh.sh. Është Ai i Cili na ka krijuar dhe Ai e din më së miri se me çfarë mundë te ushqehemi e me çfarë jo.
revista franceze “Science”.Ajo shton se derri formon lloje të virusëve lymak-lymor të cilët janë të rrezikshëm dhe në shumicën e rasteve e çojnë njeriun në vdekje. Këta virusë, sipas kësaj reviste kanë shkatërruar më shumë se 20 milionë persona në Evropë në periudhën mes viteve 1912 dhe 1918. Revista vërteton se pjesa dërmuese e personave që marrin këtë virus janë fëmijët prej dhjetë muajsh e deri në tetë vite. Në këtë rast virusët godasin sistemin e imunitetit të tyre (fëmijëve), dhe shkaktojnë shkatërrim të plotë shëndetësor gjatë një kohe e cila nuk e kalon 72 orëshin.
E nje gjë e tillë për fat te keq po vërtetohet edhe ne ditet tona ku si viktin e sëmundjes së derrave kan vdekur mbi 150 persona në Meksik raste të ngjashme po ndodhin çdo dite edhe nëpër vende të ndryshme te botes.
Disa karakteristika te ndalimit te mishit te derrit
Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit të gjakut (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës. Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur "Sutoksin". Për t'u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sëmundja e derrit". Me avancimin e sëmundjes të gjitha gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.
Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (artikulacionet) prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist vazhdimisht ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.
Hormoni i rritjes, është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qind-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksion dhe enjtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, hundës, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje të trupit. Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes së derrit është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.
Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si: ekzema, dermati, neuro dermati.
Gjithashtu, këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket edhe nga sëmundjet e mëposhtme: apandesiti, sëmudje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute.
Mjeku gjerman Hans Heinrich Reckeweg , në mishin e derrit ka identifikuar një proteinë të re e të huaj të quajtur sutoksin , e cila shkakton alergji të ndryshme. Ky helm shkakton sëmundje alergjike si ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatike . Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë lodhjes e raskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve. Në këtë kontekst, në qoftë se mendojnë e llogarisin mirë ata që pohojnë se mishi i derrit është më ekonomik, do të shohin se, nga aspekti i pakësimit të forcës produktive në punë, do t'u dalë mishi më i shtrenjtë.
Një sëmundje tjetër serioze që e përcjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi) . Kjo sëmundje gjen vend në mushkërinë e bardhë të derrit. Për këtë arsye, në shumë vende evropiane është ndaluar ngrënia e mushkërisë së bardhë të derrit. Kurse, te ushqimet si suxhuku, sallami etj. rreziku për t'u infektuar nga ky virus është shumë i lartë.
Shkenca ka zbuluar se muskujt e mishit të derrit përmbajnë një etapë virusale të shiritit të derrit, gjatësia e të cilit mbërrin afërsisht nga 6-8 m. Këto krimba rriten në muskujt e derrit dhe kalojnë të njeriu nëpërmjet të ushqyerit me to. Ky krimb (larvë), është përhapur në Evropën qëndrore dhe veriore, në Afrikë dhe Azinë qëndrore.
Lusim All-llahum xh.sh. të na ndihmioi si në këtë botë gjithashtu edhe në Ahiret!