Në prag të pushimeve verore

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) "O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70: 71)
Vëllezër besimtarë!
Feja islame është feja e Allahut dedikuar njerëzimit gjer në amshim, dhe si e tillë, ajo, përveç sferës së adhurimit përfshinë dhe sfera tjera, në mesin e të cilave edhe atë të dëfrimit, madje-madje, duke e cilësuar si dobiprurëse, nëse behet ne kënaqësi te Allahut. Po, islami nuk është fe e ngurte, siç keqinterpretohet, Islami nuk është fe e robërisë, siç propagandohet, jo, Islami është fe e njerëzisë, arsyes, moralit dhe nderit. Tema për te cilën do t'iu flasim sot në këtë feste javore të muslimanëve është një teme rreth një çështjeje të keqkuptuar të fesë, madje herë-herë edhe të keqinterpretuar. Ajo është: Pushimet verore në plazhet e detit; haram apo hallall?!
Keqkuptimin e parë që e hasim në rrugën tonë drejt sqarimit të së vërtetës përkitazi me këtë tematikë është: Islami nuk lejon të mirat, dëfrimet, argëtimet, dhe sikur është antihuman…Përse? Për shkak se ua ndalon shfryrjen e pakontrolluar te epsheve? Për shkak se iu detyron ta njihni veten tuaj si njerëz? Jo, Islami lejon te mirat dhe nxit për to. Thotë Allahu duke na treguar se çdo gjë ne esence është e lejuar nëse është e mire dhe e dobishme për njerëzit: 4. Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre?
قُلۡ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَـٰتُ‌ۙ
Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira...". (el-Maide, 4)
Allahu bëri që kumtuesi i fesë se Tij, Muhammedi, alejhi's selam ne programin e tij baze dhe shtylle te fuqishme ta ketë këtë parim. Në përshkrimin bërë atij ne Kur'an, e qe gjithashtu gjendet edhe ne Teurat dhe Inxhil, qëndron: 157. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin) , Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta...". (el-A'rafe, 157)
Pas kësaj ekspozeje qe bëmë na lejohet te iu drejtohemi te gjithë atyre qe kane keqkuptuar Islamin me një ajet kur'anor: 32. Thuaj:
قُلۡ مَنۡ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِىٓ أَخۡرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَـٰتِ مِنَ ٱلرِّزۡقِ‌ۚ قُلۡ هِىَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِى ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا خَالِصَةً۬ يَوۡمَ ٱلۡقِيَـٰمَةِ‌ۗ كَذَٲلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأَيَـٰتِ لِقَوۡمٍ۬ يَعۡلَمُونَ
"Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton". (el-A'rafe, 32)***
Ne muslimanët Detin nuk e konsiderojmë aspak te keq, si ta bëjmë një gjë kur nuk kemi arsye ngase prej tij kemi: Ujin, qe është baze e jetës, siç thotë Allahu:
وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَىۡءٍ حَىٍّ‌ۖ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ
...dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?". (el-Enbija, 30) Kemi udhëtimin me anije, qe deri vone ka qene transporti me i njohur dhe i vetëm ndërkombëtar. Madje kjo është konsideruar edhe si shenje e ekzistimit te Allahut, siç thotë Allahu: 164. إِنَّ فِى خَلۡقِ ٱلسَّمَـٰوَٲتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَـٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱلۡفُلۡكِ ٱلَّتِى تَجۡرِى فِى ٱلۡبَحۡرِ بِمَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ
Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve...". (el-Bekare, 164)
Prej tij kemi ushqim te shijshëm me kalori, si dhe kemi edhe nxjerrjen e gurëve të çmuar, si margaritarët, pastaj nxjerrjen e gazit të lëngët , etj. Thotë Allahu: 14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni)...". (en-Nahl, 14) Xhematlinjë të nderuar! Përse ndalohet shkuarja në plazhe publike? Ndalohet ngase te këqijat qe gjenden atje ua mundin te mirave, kështu që njeriu që është atje, edhe nëse është i mbuluar dhe veshur sipas fesë, prape ndalesa është ne fuqi. Kjo për arsye se gratë e tyre dhe vet ata gjenden ne mesin e te këqijve, gjenden ne mes te lakuriqësisë, muzikës, skenave spontane te erotikes, gjenden krahë për krahë me njerëz, te cilët do te duhej t'i thërrisnin ne Islam e jo të jene në radhet e tyre. Thotë Allahu: 78.
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar". (el-Maide, 78-79)
Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: Kush e shef prej jush ndonjë të keqe le ta ndalë me dorë, nëse nuk mundet me dorë atëherë me gjuhë, nëse nuk mundet as me gjuhë atëherë me zemër por ky është besimi më i dobët". Pastaj përzierja burra gra nuk është aspak e lejuar sikur qe nuk lejohet shikimi ne avretet e njeri tjetrit, e qe është e pamundur një gjë e tille. Pranë Muhammedit, alejhi's selam kaloi një njeri i cili kishte zbuluar kofshën e tij. Muhammedi, alejhi's selam i tha: Mbuloje kofshën ngase ajo është avret (turp për t'u zbuluar)". (Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni't Tirmidhijj, nr. 2796 e ka cilësuar autentik ) Vëlla! Mos harro se edhe syri bën zina, edhe këmba bën zina, edhe dora bën zina. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam: Njeriut i është shkruar te beje zina dhe këtë patjetër: Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi (i ndaluar), zinaja e gjuhës është te folurit (e keq),...!". (Buhariu dhe Muslimi)
Pështjellimi burra e gra, edhe nëse të gjithë janë të veshur sipas normave fetare, është i ndaluar madje edhe ne xhami e lere me tjetërkund. A nuk ka ndaluar qe gjate daljes te përzihen burrat dhe gratë, a nuk ka treguar se safi-rendi me i mire për gra është i fundit ndërsa për burra safi i pare? Natyrisht se po dhe synim prej synimeve te këtyre thënieve është shmangia përzierjes eventuale. Muslimanë të nderuar! E vërtetë se Allahu sprovon njeriun edhe ne shëndet. Këtë jo pse Allahu ia ka inat atij, assesi, por ose është sprove për t'iu falur mëkatet ose është dënim për atë qe ka bere. Por sido qe te jete, për çdo sëmundje edhe ka caktuar shërimin. Thotë Pejgamberi, alejhi's selam kur ishte pyetur për shërimin me alkool: Allahu nuk ua ka caktuar shërimin në gjera që ua ka ndaluar". (Buhariu),
Mu për këtë ne fe ndalohet shërimi me gjera te ndaluara. Deti nuk është i kësaj natyre ngase ai vetvetiu është i pastër, lejohet për shërim, lejohen te mirat e tij porse vëlla një gote kripe ia ndërron shijen njëqind litrave ujë, një litër helm helmon 1000 litra ujë, dhe shkaku i ca njerëzve te këqij, te cilët e keqpërdorin detin, fatkeqësisht shfrytëzimi i atyre plazheve me ata njerëz na është ndaluar. Këtë, shkurtimisht kështu, do ta përmbyllja me një hadith. Ebu Davudi transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë: Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe llacin dhe për çdo sëmundje ka parapare ilaç andaj shërohuni por jo me gjera te ndaluara". (Ebu Davudi ndërsa Shejh Albani në Silsiletu's sahihah, 1633, hadithin e ka vlerësuar si të saktë)Shembujt të shumtë kemi nga historia jonë e lavdishme islame, kur besimtarët e sinqertë të gjeneratës së artë selefi angazhoheshin që e tërë jeta të jetë në përputhje me udhëzimet islame. Së bashku, të kujtojmë sahabin e nderuar Handhale kur besniku i umetit Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua dhe i tha:
“Si po ndihesh Handhale? Tha: “Jam bërë munafik (dyftyrësh).” Ebu Bekri tha: “Subhanallah, çfarë je duke thënë?” Tha: “Kur jemi te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), kur na përkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirëpo kur dalim nga Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), po angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallrat (pasuritë), po e harrojmë këtë gjendje.” Ebu Bekri tha: “Edhe ne e gjejmë këtë gjë.” Shkuam së bashku me Ebu Bekrin derisa hymë te Muhamedi (salallahu alejhi ue selem). I thashë: “Handheleja është bërë munafik (dyftyrësh).” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Si është e mundur kjo gjë?” I thashë: “O i Dërguar i Allahut, kur jemi te ti dhe na përkujton xhenetin dhe xhehenemin, po na duket sikurse po e shohim, mirëpo kur largohemi dhe angazhohemi me gratë, fëmijët dhe mallërat (pasuritë), po e harojmë këtë gjendje.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, po qëse vazhdonit në këtë gjendje dhe në përmendje të Zotit, do të ju shoqëronin engjëjt në shtretërit dhe rrugët tuaja. Por, o Handhele, një herë kështu e një here ashtu. Këtë e përsëriti tre here.” (Trasmeton Muslimi)
Pranoni këto këshilla!
Kur te shkoni ne det mos harroni se aty është vendi ku Allahu mposhti kundërshtaret e Tij dhe shpëtoi besimtaret e Tij. Allahu i Madhëruar përmend ne Kur'anin Famëlartë tregimin e një populli qe Allahu ua beri te shenjte ditën e xhuma por ata kundërshtuan kështu qe ua beri ditën e shtune te shenjte por qe ua ndaloi te punonin ne te. Në këtë dite, si sprove e Allahut për ta, u vinin peshqit sheshazi mbi ujë dhe afroheshin ndaj tyre, kurse në ditën kur ata guxonin të peshkonin, peshqit fshehshin në thellësira të detit dhe ata nuk mundeshin t'i gjenin. çka bënë çifutët, njerëzit mashtrues dhe të prishur? Cfarë hile bënë? Thuhet se ata gropuan gropa në ditën e xhuma, kurse në ditën e shtunë, në te u futën peshqit. Kurse të dielën, këta dolën dhe i mblodhën peshqit. Por çfarë ndodhi me ta? Allahu i shndërroi në majmune. Thotë Allahu:166.
فَلَمَّا عَتَوۡاْ عَن مَّا نُہُواْ عَنۡهُ قُلۡنَا لَهُمۡ كُونُواْ قِرَدَةً خَـٰسِـِٔينَ
E kur ata tejkaluan me arrogancë të hapët nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur". (el-A'rafe, 166)
Kujdes nga mëkatet Kujdes nga mëkatet ngase ndodhe qe njeriu ta bën një mëkat e ta konsideroje te vogël ndërsa ai e shkatërron atë. Thotë Allahu: (15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit) duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe". (en-Nur, 15) Ndërsa transmetohet nga Enesi r.a. që ka thënë: " O ju njerëz jeni duke bërë disa punë harame që në shikimin tuaj janë më të imëta se qimja, kurse në kohen e Pejgamberit a.s i kemi llogaritur se janë shkatërruese". Muslimanë të nderuar!Përkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dërgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi’s selam, që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë të kënaqur me ne!